Erdogan: Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë

"Turqia do të vazhdoj me përkrahjen e sovranitetit të Ukrainës, tërësinë territoriale të saj përfshirë edhe Krimenë", deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan: Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë
Erdogani vizitoi Kievin
Erdogani vizitoi Kievin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kiev u takua me homologun ukrainas, Petro Poroshenko. Një ndër çështjet kryesore që u trajtua në takime kishte të bënte me Tartarët e Krimesë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Turqia nuk e njeh dhe nuk do ta njoh aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë.

Pas takimit kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë, të zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare në këtë vend, Presidenti Erdoan së bashku me homologun e tij ukrainas organizuan një konferencë për shtyp në Pallatin Presidencial.

Duke e bërë të ditur se Ukraina është njëra prej vendeve kyçe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, Presidenti Erdoan tha: “Në këtë kontekst ne në marrëdhëniet tona dypalëshe gjithmonë i qasemi me një vizion strategjik. Në vitin 2003 ne Ukrainën e shpallëm një nga vendet partnere prioritare. Në vitin 2011 themeluar këshillin strategjik dhe i avancuam marrëdhëniet tona. Pas marrëveshjes për heqjen e vizave, e cila hyri në fuqi në vitin 2012, këtë vit mundësuam udhëtimet reciproke me karta të identitetit”.

 

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se gjatë takimit patën rastin të bisedojnë për hapat që do të hidhen në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit në fushat e transportit, energjisë, marrëdhënieve ushtarake, industrisë së mbrojtjes, arsimit dhe kuluturës, ndërsa shtoi: “Presidentit Poroshenko i konfirmuam edhe njëherë se Turqia do të vazhdoj me përkrahjen e sovranitetit të Ukrainës, tërësinë territoriale të saj përfshirë edhe Krimenë dhe me bashkëpunim politik. Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë. Ndjejmë kënaqësi të veçantë nga përkrahja që i jep Ukraina tartarëve të Krimesë, të cilët e dëshmuan besnikërinë e tyre ndaj këtij vendi. Ne do të vazhdojmë të ndjekim gjendjen e bashkëkombësve tanë dhe ta mbajmë këtë çështje në rendin e ditës ndërkombëtare. Besojmë në rëndësinë e hapave që do të hidhen në kuadër të diplomacisë dhe të ligjit. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Ukrainën në këtë drejtim”.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me gjendjen e tartarëve të Krimesë në burgje, Presidenti Erdoan tha: “Jemi duke bërë çdo lloj përpjekje në lidhje me miqtë tanë tartarë të Krimesë që ndodhen nëpër burgje. Uroj që të arrijmë në rezultate të këtyre iniciativave. Jemi duke e ndjekur nga afër këtë çështje. Qëndrimi ynë nga e kaluar në të ardhmen në lidhje me Krimenë dhe qasja e jonë në pikën kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje është i qartë”.

Ndërkohë Presidenti Erdogan ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e komunitetit tartat të Krimesë. Ky takim u zhvillua në Pallatin Presidencial prapa dyerve të mbyllura.



Lajme të ngjashme