Kryeministri Yildirm: Fati i të gjitha vendeve është i lidhur me njëri-tjetrin

Kryeministri Binali Yildirim mbajti një fjalim në mbledhjen e 10-të rajonale evropiane të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), që organizohet në Stamboll...

Kryeministri Yildirm: Fati i të gjitha vendeve është i lidhur me njëri-tjetrin

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se fati i të gjitha vendeve është i lidhur me njëri-tjetrin.

Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e 10-të rajonale evropiane të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që organizohet në Stamboll, kryeqeveritari turk preku edhe në luftën civile që zhvillohet në Siri.

Kryeministri Jëlldërëm rikujtoi se për shkak të luftës civile në Siri nga ky vend u detyruan të largohen me miliona sirianë, ndërsa shtoi se rreth 3,5 milionë sirian ndodhen si mysafirë në Turqi për më shumë se 6 vjet.

“Ne u dolëm për zot atyre që donin të shpëtojnë jetët dhe për këtë u arratisën nga vendet e tyre, ndamë me ata bukën tonë, hapëm shtëpitë për ata dhe u ofruam interesim të ngrohtë. Këtë ne e kemi në kulturën tonë. Këto janë gjëra që vijnë nga e kaluara jonë. Por, deri sa Turqia i bënte të gjitha këto ne prisnim më shumë nga bota se sa vetëm fjalë që ‘Turqia bën gjëra të mira dhe ndihmon refugjatët dhe personat në nevojë’. Fatkeqësisht e tërë bota me në krye Bashkimin Evropian u mjaftua vetëm me vëzhgimin e të gjitha këtyre zhvillimeve dhe me lëvdata ndaj Turqisë”, deklaroi kreu i qeverisë turke.

Kryeministri theksoi se Turqia në emër të njerëzimit do të vazhdoj me këto aktivitete, ndërsa shtoi se sipas raportit të publikuar ndërkombëtar, Turqia nga aspekti i ndihmave të bëra humanitare në krahasim me pjesën e ndarë nga Prodhimit Kombëtar Bruto, radhitet e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke e bërë të ditur se në botën e globalizuar asnjë vend nuk mund të thotë se “Ne do ti zgjidhim vet problemet tona, nuk kemi nevojë për të tjerët”, Kryeministri Jëlldërëm tha: “Fati i të gjitha vendeve në këtë ose në mënyrë tjetër është i lidhur me njëri-tjetrin. Prandaj, për gjetjen e zgjidhjeve në probleme duhet të bëjmë përpjekje bashkërisht. Mbyllja e portave me një paragjykim, mosklasifikimi i një vendi, bashkëpunimi me vende tjera, nuk kontribuojnë as në paqen rajonale e as në vëllazërinë globale”.

Ai shtoi se Turqia me misionin që mori përsipër bën përpjekje të mëdha që në njërën anë të mos përhapen aktet e terrorit në Ballkan dhe Evropë, akte këto që burojnë nga vakumi i autoritetit në Siri, Irak dhe Lindjen e Mesme dhe në anën tjetër bën përpjekje për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Siri.

Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se Turqia është duke zhvilluar një bashkëpunim intensiv me vendet partnere, Iranin, Rusinë vendet e koalicionit evropian, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia paguan koston e lartë për paqëndrueshmëritë që jetohen qoftë në Irak e Siri, qoftë në Jerusalem e Palestinë. Por, ne sakrifikojmë shumë që miqtë tanë evropian të mos paguajnë këtë kosto. Kalimet e emigrantëve nëpërmjet Detit Egje dhe rrugëve tokësore në Evropë nga 3 mijë-3 mijë e 500 e ulëm në zero. Në vend se të shohin këto sakrifica nga ata dëgjojmë vetëm qortime, shohim vetëm mirëpritjen në territoret e tyre të elementeve të organizatës terroriste gyleniste FETO, e cila qëndron prapa tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut, të simpatizantëve të organizatës terroriste PKK, e cila përpiqet ta copëtoj vendin tonë, thënë drejtë kjo na mërzitë shumë”.



Lajme të ngjashme