Erdoan: Kirkuku është një rajon i kontekstuar sipas ligjit ndërkombëtar

(AA) Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot në qytetin lindor turk Erzurum se qyteti i Kirkukut është një rajon i kontestuar sipas ligjit ndërkombëtar dhe jo në pronësi të Administratës Rajonale Kurde të Irakut.

Erdoan: Kirkuku është një rajon i kontekstuar sipas ligjit ndërkombëtar

Erdogan qëndroi në qytetin lindor turk, Erzurum dhe me rastin e adresimit të tij para qytetarëve të tubuar, komentoi zhvillimet në veri të Irakut, në lidhje me referendumin jolegjitim të mbajtur kohët e fundit atje.

"Në hartën të cilën e ka vizatuar Administrata në veri të Irakut sipas dëshirës së saj, në shumë zona të populluara, arabët, turkmenët apo grupet e tjera etnike përbëjnë popullatën shumicë. Por, a e dini se çfarë thotë ligji ndërkombëtar, këto i quan 'rajone të kontestuara'. Kirkuku është rajon i kontestuar, por çfarë thonë ata?, "Kirkuk është i yni". Për çfarë po flisni, a jeni madje ndokund në historinë e Kirkukut, nuk jeni?", tha Erdogan.

"Në veri të Irakut, nuk po formohet një shtet i pavarur, por po hapet një plagë që do të rrjedhë vazhdimisht gjak dhe të cilën ndonjëri sipas dëshirës së tij do ta shpërthejë. Injorimi i këtij fakti nuk do të sjellë kurrfarë përfitimi, as neve, as vëllezërve tanë kurdë apo grupeve të tjera në rajon", tha Erdogan.



Lajme të ngjashme