Muri 911 km i gjatë në kufirin turko-sirian përfundon brenda shtatorit

Ndërtimi i murit të sigurisë me gjatësi 911 km në kufirin Turqi-Siri ka arritur në fazën përfundimtare...

Muri 911 km i gjatë në kufirin turko-sirian përfundon brenda shtatorit

Ndërtimi i murit të sigurisë me gjatësi 911 km në kufirin Turqi-Siri ka arritur në fazën përfundimtare.

Puna për ndërtimin e Projektit të Sistemit të Sigurisë Fizike Kufitare Emergjente, i cili synon krijimin e një barriere fizike në kufirin turko-sirian, është duke vijuar pa ndërprerje.

Brenda këtij muaji pritet të përfundojë edhe ndërtimi i kilometrave të fundit të murit, që do të jetë një pengesë e madhe për kalimet ilegale dhe kontrabandën në Turqi.

Pasi të ketë përfunduar, muri në vijën kufitare Turqi-Siri do të jetë ai i 3-ti më i gjatë në botë, pas Murit të Madh Kinez dhe atij në kufirin Meksikë-SHBA.



Lajme të ngjashme