Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kuvendi i Turqisë miratoi rezolutën për operacionet përtej kufirit

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) miratoi rezolutën për zgjatjen me një vit të autorizimit që i është dhënë qeverisë për kryerjen e operacioneve përtej kufirit, përkatësisht në Irak dhe Siri.

Kuvendi i Turqisë miratoi rezolutën për operacionet përtej kufirit

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) miratoi projektrezolutën e Kryeministrisë për zgjatjen me një vit të autorizimit që i është dhënë qeverisë për kryerjen e operacioneve përtej kufirit, përkatësisht në Irak dhe Siri.

Projektrezoluta e Kryeministrisë u miratua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Madh Popullor i Turqisë (TBMM) dy ditë përpara referendumit që planifikon të zhvillojë Administrata Rajonale Kurde e Irakut për Pavarësi.

Vendimi i paraqitur nga qeveria e kryeministrit Binali Yildirim, kishte lejuar më parë ushtrinë turke të kryejë operacione ndërkufitare nga 2 tetor 2016, deri më 31 tetor 2017.

Në seancën e Kuvendit pati reagime ndaj insistimit për referendum të Kreut të Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Mesud Barzani.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) në lidhje me këtë temë tha se “Të gjitha mjetet dhe metodat janë shtruar në tryezë me qëllim që të marrë fund kërcënimi”.



Lajme të ngjashme