Turqi - Mbërrin në Kuvend p/rezoluta për operacionet përtej kufirit

Kryesisë së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) i është paraqitur projektrezoluta e Kryeministrisë për zgjatjen me një vit të autorizimit që i është dhënë qeverisë për kryerjen e operacioneve përtej kufirit në Irak dhe Siri.

Turqi - Mbërrin në Kuvend p/rezoluta për operacionet përtej kufirit
Vazhdon stërvitja ushtarake e Turqisë në kufirin me Irakun
Vazhdon stërvitja ushtarake e Turqisë në kufirin me Irakun

Stërvitja zhvillohet 3 km larg nga kufiri i Turqisë me Irakun me pjesëmarrjen e shumë automjeteve ushtarake, shumica tanke.

Në tekstin e projektrezolutës së Kryeministrisë thuhet se Turqia i kushton një rëndësi të madhe ruajtjes së integritetit territorial, unitetit kombëtar dhe stabilitetit të Irakut.

Nga ana tjetër, vijon projektrezoluta, vazhdimi i ekzistencës së elementëve të PKK-së dhe DAESH-it në Irak, tentativat separatiste mbi baza etnike kërcënojnë në mënyrë direkte paqen dhe stabilitetin rajonal dhe sigurinë e vendit tonë.

“Në kornizën e të gjitha këtyre zhvillimeve, është me rëndësi jetike për sigurinë tonë kombëtare marrja e masave të nevojshme sipas të drejtave që na jep ligji ndërkombëtar kundër terrorit dhe veprimeve që synojnë të prishin integritetin territorial të Irakut dhe Sirisë dhe të krijojnë në terren situata të jashtëligjshme të llojit ‘fakt i kryer’; kundër çdo lloj risku, kërcënimi dhe akti që mund të përbëjë kërcënim për sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në p/rezolutën e Kryeministrisë, e cila të shtunën do të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme