Presidenti Erdogan nesër në Nju-Jork do të takohet me homologun e tij Donald Trump

Pritet që Presidenti Erdogan me homologun e tij amerikan të bisedoj në lidhje me çështjet për të cilat dy vende kanë dallim në opinione.

Presidenti Erdogan nesër në Nju-Jork do të takohet me homologun e tij Donald Trump

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nesër do të zhvilloj një takim me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Pritet që Presidenti Erdogan, i cili ndodhet në Nju-Jork të ShBA-së për pjesëmarrje në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me homologun e tij amerikan të bisedoj në lidhje me çështjet për të cilat dy vende kanë dallim në opinione. Në krye të çështjeve të kontestueshme ndodhet dërgimi i armëve për PYD/YPG-në, që është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

 

Erdogan, i cili gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së shprehu shqetësimet e Turqisë, gjithashtu tha se qëllimi kryesor i PYD/YPG-së nuk është lufta kundër DAESH-it, por arritja në disa përfitime.

Gjatë këtij takimi do të bisedohet edhe në lidhje me referendumin e pavarësisë të planifikuar për tu mbajtur më 25 shtator nga ana e administratës rajonale kurdë të Irakut.

Gjithashtu udhëheqjes së Uashingtonit do ti përsëritet kërkesa për fillimin e procesit gjyqësor dhe të ekstradimit të kreut të organizatës terroriste gyleniste FETO.

Presidenti Erdogan gjithashtu do të informoj homologun e tij amerikan mbi masakrat ndaj myslimanëve të Arakanit të kryera nga ushtria e Mianmarit dhe nacionalistëve budist.



Lajme të ngjashme