Turqi - 4 terroristë u neutralizuan me operacion ajror

Në zonën malore Zap në veri të Irakut 4 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste, të cilët sipas konstatimeve po përgatiteshin për një sulm ndaj zonave ushtarake në vijën kufitare, u neutralizuan me operacion ajror.

Turqi - 4 terroristë u neutralizuan me operacion ajror

Në faqen e internetit të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dje u publikuan informacione lidhur me “incidentet e brendshme”.

Sipas këtij njoftimi 4 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste, të cilët sipas konstatimeve po përgatiteshin për një sulm ndaj zonave ushtarake në vijën kufitare u neutralizuan me një operacion ajror në zonën Zap në veri të Irakut.

Ndërsa gjatë kontrollit rutinë në terren forcat e sigurisë kanë asgjësuar 2 eksplozivë artizanalë, që i gjetën në qytezën Silopi të Shërnakut (Şırnak) dhe 2 granata dore e një minë antipersonel, të sekuestruara në Beytushebap (Beytüşşebap).



Lajme të ngjashme