Stambolli së shpejti me autobus elektrik

Kompania ruse Drive Electro i dërgoi Turqisë autobusin e parë elektrik të prodhuar për kompaninë turke Otokar.

Stambolli së shpejti me autobus elektrik

Kompania ruse Drive Electro i dërgoi Turqisë autobusin e parë elektrik të prodhuar për kompaninë turke Otokar.

Në deklaratën e bërë nga Drive Electro bëhet e ditur se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Otokar në dhjetor të vitit 2016 autobusi i parë elektrik është dërguar nga Moska për në Turqi.

Sipas deklaratës, ndër planet e kompanisë që ka bërë porosinë e autobusit elektrik, është zhvillimi i testeve të fabrikës dhe më pas dërgimi i tij në Stamboll.

Në deklaratën e kompanisë ruse Drive Electro bëhet e ditur gjithashtu se autobusi në fjalë është 12 metra i gjatë dhe i klasit të lartë dhe ka një kapacitet prej 40-50 kilometrash me një karikim.

Ndërkaq bëhet e ditur se proceduara e karikimit të autobusit elektrik zgjat 6-10 minuta.



Lajme të ngjashme