Kalin: E turpshme heshtja e botës ndaj zhvillimeve në Arakan

Kalin, përmes rrjetit social Twitter, komentoi zhvillimet më të fundit në lidhje me myslimanët në Arakan.

800042
Kalin: E turpshme heshtja e botës ndaj zhvillimeve në Arakan

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli bën të ditur se zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, ka deklaruar se për zgjidhje afatgjate të çështjes së Arakanit përgjegjësi të madhe ka komuniteti ndërkombëtar, dhe është i turpshëm fakti që e gjithë bota ndaj gjithë kësaj vetëm hesht.

Kalin, përmes rrjetit social Twitter, komentoi zhvillimet më të fundit në lidhje me myslimanët në Arakan.

Ai theksoi se po vazhdojnë përpjekjet në të gjitha nivelet për t'i dhënë fund dramës në Arakan, duke shtuar se vetë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shumë i angazhuar në këtë plan.

Kalin shtoi se Turqia vazhdon të mbajë kontakte me zyrtarët e Mianmarit dhe Bangladeshit për të ofruar ndihmë humanitare.

"TIKA, AFAD dhe Gjysmëhëna e Kuqe janë gati. Për zgjidhje afatgjatë të çështjes Arakanit, përgjegjësia e madhe bie mbi bashkësinë ndërkombëtare. Heshtja e gjithë botës është e turpshme. Turqia do të vazhdojë me qëndrime konstruktive dhe të vendosura për zgjidhjen e krizës. Dhe nëse e gjithë bota e bën këtë, Turqia nuk do të lë myslimanët e Arakanit", ka thënë Kalın.



Lajme të ngjashme