Studentët somalezë i urojnë Kurban Bajramin Presidentit Erdogan dhe popullit turk

Studentët e një universiteti turk në Somali i kanë uruar Presidentit Recep Tayyip Erdogan festën e Kurban Bajramit përmes një videomesazhi...

Studentët somalezë i urojnë Kurban Bajramin Presidentit Erdogan dhe popullit turk

Studentët e një universiteti turk në Somali i kanë uruar Presidentit Recep Tayyip Erdogan festën e Kurban Bajramit përmes një videomesazhi.

Me anë të një videoje, studentët e Shkollës së Lartë Profesionale të Shërbimeve Mjekësore “Recep Tayyip Erdogan”, një nga institutet e Universitetit të Shkencave Shëndetësore në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë, i kanë dërguar kreut të shtetit turk një mesazh me rastin e Kurban Bajramit.

Siç bën të ditur Universiteti i Shkencave Shëndetësore përmes një komunikate me shkrim, studentët e Shkollës së Lartë Profesionale të Shërbimeve Mjekësore “Recep Tayyip Erdogan”, e cila është hapur në kryeqytetin somalez, kanë shprehur në një video 2 minuta të gjatë ndjenjat dhe mendimet e tyre në lidhje me festën myslimane të sakrificës.

Në këtë video, krahas Presidentit Erdogan, studentët somalezë i urojnë Kurban Bajramin edhe popullit turk.



Lajme të ngjashme