Ankaraja njofton arritjen e marrëveshjes me Moskën për blerjen e raketave S-400

Shefi i Ankarasë zyrtare, Binali Yildirim, njoftoi mbrëmjen e së enjtes arritjen e marrëveshjes me Rusinë për blerjen e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400...

Ankaraja njofton arritjen e marrëveshjes me Moskën për blerjen e raketave S-400

Shefi i Ankarasë zyrtare, Binali Yildirim, njoftoi mbrëmjen e së enjtes arritjen e marrëveshjes me Rusinë për blerjen e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400.

Gjatë kthimit nga turneu i vizitave në Singapor e Vietnam, Kryeministri Binali Yildirim iu përgjigj interesit të gazetarëve të pranishëm në avion.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, Yildirim tha se është arritur marrëveshja me Rusinë për blerjen e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400.

Por – theksoi ai – vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes.



Lajme të ngjashme