MPJ e Turqisë i cilësoi për keqardhje deklaratat e MPJ të Greqisë në lidhje me ngjarjen e Erenkoy-it

"Siç duket deklarata e bërë buron nga ndjenja e fajësisë për këto ngjarje në ishullin e Qipros”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MPJ e Turqisë.

MPJ e Turqisë i cilësoi për keqardhje deklaratat e MPJ të Greqisë në lidhje me ngjarjen e Erenkoy-it

Turqia reagoi ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë të bëra në lidhje me përkrahjen e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) nga ana e Turqisë.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë bëhet e ditur se më datën 8 gusht në RTQV u shënua 53-vjetori i rezistencës së Erenkoy-it, ndërsa deklaratat e bëra nga Ministria e Jashtme e Greqisë në lidhje me këtë ngjarje i cilësoi “për keqardhje”.

 

“Turqit qipriotë në vitin 1964 i bënë ballë aspiratave të enosisit të greko-qipriotëve dhe Greqisë dhe iniciativave për spastrim etnik. Dënojmë ashpër pretendimet e pabaza që zënë vend në deklaratat e bëra nga Greqia në lidhje me përkrahjen që i dha Turqia si atdhe dhe një vend garantues kësaj lufte të ndershme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Në komunikatë në mes tjerash u tha se “Greko-qipriotët dhe Greqia për shumë vite kanë zbatuar çdo lloj frike dhe dhune ndaj turqve qipriotë me qëllim të spastrimit etnik të ishullit. Siç duket deklarata e bërë buron nga ndjenja e fajësisë për këto ngjarje”.



Lajme të ngjashme