Partneriteti gjermano-turk, fitues i tenderit të projektit gjigand të energjisë së rinovueshme

Përfundoi tenderi i rëndësishëm i Hapësirave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA) në Turqi.

Partneriteti gjermano-turk, fitues i tenderit të projektit gjigand të energjisë së rinovueshme

Përfundoi tenderi i rëndësishëm i Hapësirave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA) në Turqi.

Konsorciumi Siemens-Turkerler-Kalyon si ofruesi më i përshtatshëm ka fituar tenderin për ndërtimin e turbinave të erës në Turqi.

Sipas kësaj, konsorciumi fitues do të prodhojë turbina me kontribut 65% vendor dhe do të ngrejë fabrikë në Turqi.

Në fabrikë do të prodhohen 300 deri në 450 turbina ere.

Për punimet e Kërkim-Zhvillimit, çdo vit do të veçohet një buxhet prej 5 milionë dollarësh.

Centralet që do të ndërtohen në 5 rajone të ndryshme të Turqisë, do të sigurojnë nevojën për energji të 1 milionë e 100 mijë banesave.

Kostoja totale e projektit arrin në 1 miliardë dollarë.

Falë këtij projekti pritet që emetimi i karbonit të reduktohet rreth 1 milionë e gjysmë ton në vit.



Lajme të ngjashme