Turqia dënon testin e raketës balistike të Koresë së Veriut

Turqia dënoi lëshimin e raketës balistike nga ana e Koresë së Veriut.

Turqia dënon testin e raketës balistike të Koresë së Veriut

Turqia dënoi lëshimin e raketës balistike nga ana e Koresë së Veriut.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme bëhet e ditur se Turqia dënon testin e raketës balistike të Koresë së Veriut në datën 28 korrik 2017.

“Republika Demokratike Popullore e Koresë që zhvilloi testimin e dytë të raketës balistike brenda një muaji, vazhdon të shkelë haptazi vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe vazhdon të shpërfillë obligimet ndërkombëtare” shkruhet në deklaratë.  

Në deklaratën e ministrisë së jashtme theksohet se Turqia i bën thirrje Koresë së Veriut të zbatojë vendimet e marra nga Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ti qëndrojë larg çdo sjelljeje që mund të përshkallëzojë edhe më shumë tensionin në rajon.



Lajme të ngjashme