Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kalin: Turqia mbështet nismat për zgjidhjen e krizës së Katarit përmes dialogut

Ambasadori Ibrahim Kalin, zëdhënës dhe nënsekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, deklaroi të hënën se Ankaraja mbështet fuqishëm nismat për zgjidhjen e krizës së Katarit përmes dialogut...

Kalin: Turqia mbështet nismat për zgjidhjen e krizës së Katarit përmes dialogut

Ambasadori Ibrahim Kalin, zëdhënës dhe nënsekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, deklaroi të hënën se Ankaraja mbështet fuqishëm nismat për zgjidhjen e krizës së Katarit përmes dialogut.

Në një dalje publike rreth turneut të Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Katar, Ibrahim Kalin bëri me dije se krahas marrëdhënieve dypalëshe, gjatë këtyre vizitave janë trajtuar gjithashtu zhvillimet në Irak e Siri dhe çështje të tjera me interes rajonal, me theks të veçantë mbi luftën kundër terrorizmit.

“Presidenti ynë i nderuar ka shprehur mbështetjen e Turqisë në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme të Kuvajtit dhe nismat e tjera për kapërcimin e krizës në rajonin e Gjirit, si dhe ka rënë dakord me bashkëbiseduesit e tij për të mundësuar vijimin e nismave aktuale rreth zgjidhjes së krizës me negociata dhe dialog. Ndër të tjera, është theksuar rëndësia e bashkëveprimit të shteteve islame në unitet dhe e mbrojtjes së të drejtave sovrane të vendeve. Gjithashtu është rënë dakord për fuqizimin e marrëdhënieve ekzistuese, me në krye investimet, turizmin dhe industrinë e mbrojtjes”, nënvizoi zëdhënësi Kalin.



Lajme të ngjashme