Dokumentari i TRT dhe AA për 15 korrikun do të kalojë në histori

Radio Televizioni Turk (TRT) dhe Agjencia e Lajmeve Anadolli (AA) përgatitën një dokumentar që do të kalojë në histori.

Dokumentari i TRT dhe AA për 15 korrikun do të kalojë në histori

Radio Televizioni Turke (TRT) dhe Agjencia e Lajmeve Anadolli (AA) përgatitën një dokumentar që do të kalojë në histori.

Dokumentari i quajtur “Nga tentativa për pushtim në ringjallje, Anatomia e 15 Korrikut” u transmetua në ekranet e TRT-së.

Dokumentari është një prej punimeve më gjithëpërfshirëse në lidhje me 15 korrikun.

Në dokumentarin 90 minuta të gjatë janë shpjeguar në mënyrë të detajuar planet dhe përgatitjet e përgjakshme të tentativës së grusht shtetit të terroristëve anëtarë të organizatës terroriste gyleniste FETO që tentuan grusht shtetin e përgjakshëm.

Duke u nisur nga hetimet dhe deponimet, 15 korriku u shpjegua minutë pas minute.

Në dokumentar u përdorën edhe regjistrimet pamore të dëshmive të puçistëve, pamjet nga celularët dhe filmimet e përngjashme.

Gjithashtu në dokumentar zunë vend reportazhet me emrat kyçe të mbrëmjes së 15 korrikut, dëshmitarët, të afërmit e dëshmorëve dhe veteranët.

Dokumentari i përgatitur nga Radio Televizioni Turk (TRT) dhe Agjencia e Lajmeve Anadolli (AA) zuri vend në arkiva si një nga punimet më gjithëpërfshirëse që i shpjegon brezave të ardhshëm detajet e asaj nate të përgjakshme.  



Lajme të ngjashme