Turqia ka kërkuar nga 41 shtete ekstradimin e 118 pjesëtarëve të FETO-s

Agjencıa Turke e Lajmeve Anadolli raporton se në kuadër të luftës kundër Organizatës Terroriste FETO, autoritetet e Turqisë deri më tani nga 41 shtete kanë kërkuar ekstradimin e 118 pjesëtarëve të organizatës.

Turqia ka kërkuar nga 41 shtete ekstradimin e 118 pjesëtarëve të FETO-s

Sipas të dhënave që AA ka marrë nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, para tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 Turqia i ka dërguar shtatë dosje për ekstradimin e gjashtë pjesëtarëve të FETO-s Bullgarisë, Rumanisë, Gjermanisë, Polonisë dhe Holandës.

Ndërkaq, pas tentativës për grusht shteti është kërkuar ekstradimi i 112 pjesëtarëve të FETO-s nga 40 shtete. Në këtë mënyrë, deri më tani 41 shteteve i janë dërguar 122 dosje për ekstradimin e gjithsej 118 personave.

Në mesin e shteteve të cilave u është dërguar numri më i madh i dosjeve për ekstradim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermania, Greqia, Belgjika, Mozambiku dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

Nga SHBA-të, Turqia ka kërkuar ekstradimin e 18 personave, përfshirë edhe kreun e organizatës Fetullah Gulen dhe personin që në opinion publik njihet si "Emre Uslu".

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar 14 dosje Gjermanisë, ku kërkohen ish-prokurorët Zekeriya Oz dhe Celal Kara.

Nga ana tjetër, nga Greqia është kërkuar ekstradimi i tetë ushtarëve puçistë që u arratisën në këtë vend pas tentativës për grusht shteti.

Nga Belgjika është kërkuar ekstradimi i gjashtë personave, nga Mozambiku pesë, ndërsa nga Bosnjë dhe Hercegovina katër persona.

Pas kërkesës së Turqisë, Rumania ka ekstraduar dy pjesëtarë të FETO-s pas gjykimit.



Lajme të ngjashme