Operacion antiterrorizëm, 4 të neutralizuar 44 të arrestuar

Në operacionin ajror të zhvilluar në zonën rurale të Lixhes (Lice) në rrethin Dijarbakër (Diyarbakır) u neutralizuan 4 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me mjetet e zbulimit dhe manovrimit, në zonën rurale të nënprefekturës Lixhe, u evidentuan anëtarë të organizatës terroriste që përgatiteshin për aktivitete terroriste.

Në operacionin me mbështetje të zhvilluar në orët e natës u asgjësuan edhe dy strehimore të përkohshme që i përkisnin organizatës terroriste.

Ndërkaq në operacionet e zhvilluara ndaj organizatës separatiste terroriste në 5 qytete të ndryshme janë ndaluar 44 të dyshuar.

Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin (Vasip Şahin) bëri një deklaratë ku tha: “Në 13 nënprefektura të rrethit Stamboll dhe në rrethet Ankara, Dijarbakër, Hakkari dhe Koxhaeli (Kocaeli) janë zhvilluar operacione antiterror. Si rezultat janë kapur 44 të dyshuar”.

Ndër të arrestuarit është edhe planifikuesi i sulmit terrorist në Stadiumin Beshiktash (Beşiktaş) vitin e kaluar, ku gjetën vdekjen 44 persona. Terroristi në arrati kërkohej prej kohësh.

Lajme të ngjashme