Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Vizita e parë në nivel Ministri të Jashtëm nga Turqia në Burkina-Faso

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvillon një vizitë zyrtare në Burkina-Faso.

Vizita e parë në nivel Ministri të Jashtëm nga Turqia në Burkina-Faso

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvillon një vizitë zyrtare në Burkina-Faso.

Kjo është vizita e parë në nivel të Ministrit të Jashtëm që zhvillohet nga Turqia në këtë vend.

Si fillim Ministri Çavushollu u takua me homologun e tij Alpha Barry.

Në takimin e zhvilluar në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Kryeqytetin, Vagadugu më pas delegacionet e dy vendeve kaluan në mbledhjen e përbashkët të konsultimit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike ndërkohë që në bisedimet ndërmjet delegacioneve u shqyrtuan temat e zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes, në takimin kokë më kokë Çavushollu-Barry u diskutua për dhënien fund të ekzistencës së Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO) në këtë vend.

Ministri Çavushollu do të pritet në takim edhe nga Kryetari i Shtetit të Burkina-Faso, Roch Marc Christian Kabore.

Në takim do të shkëmbehen mendime në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.

Gjithashtu do të shqyrtohet struktura e Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO) në Afrikë dhe veprimtaritë e saj në Burkina-Faso.



Lajme të ngjashme