Tillerson më 9 korrik do të takohet me autoritetet e larta turke

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson pas samitit të G-20 do të kaloj në Stamboll.

Tillerson më 9 korrik do të takohet me autoritetet e larta turke

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Turqi.

Në një komunikim me shkrim të bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit bëhet e ditur se Sekretari Tillerson më datat 9-10 korrik do të zhvilloj një vizitë në Stamboll ku do të takohet me autoritetet e larta turke.

Në deklaratë thuhet se Sekretari Tillerson do të shoqëroj Presidentin Donald Trump në Samitin e G-20-ës që do të mbahet më 7-8 korrik në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa më pas më 9 korrik do të kaloj në kryeqytetin Kiev të Ukrainës ku do të takohet me Presidentin Petro Poroshenko.

Në mes tjerash thuhet se Sekretari Tillerson pas vizitës në Ukrainë më 9 korrik do të kaloj në Stamboll, ku më datat 9-10 korrik do të zhvilloj takime me autoritetet turke me të cilët do të bisedoj në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale.

Pritet që Tillerson, i cili së fundmi zhvilloj një vizitë në Ankara më 30 mars të këtij viti, gjatë kësaj vizite me autoritetet turke të bisedoj në lidhje me aktivitetet e organizatës terroriste PYD/PKK në Siri, procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste glyeniste (FETO), Fetullah Gulen dhe në lidhje me zgjidhjen e krizës së Gjirit që jetohet mes Katari dhe disa vendeve arabe.



Lajme të ngjashme