Çavusoglu: Për zgjidhjen e problemit të Qipros duhet të ketë reciprocitet

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se gjatë konferencës së Qipros që vazhdon në Zvicër nuk kanë parë ndonjë qasje pozitive nga pala greke.

Çavusoglu: Për zgjidhjen e problemit të Qipros duhet të ketë reciprocitet

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se gjatë konferencës së Qipros që vazhdon në Zvicër nuk kanë parë ndonjë qasje pozitive nga pala greke.

Konferenca e Qipros vazhdon me punimet e saj edhe në ditën e 7-të në qytezën Crans-Montana të Zvicrës me pjesëmarrjen e Këshilltarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide, Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe liderin e greko-qipriotëve, Nikos Anastasiadis.

Turqia në këtë konferencë përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

Në përgjigje të pyetjeve në interes të gazetarëve pas daljes nga konferenca ministri Çavusoglu tha se Turqia shfaqi qëndrim fleksibël dhe vullnet të mirë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo gjë duhet të ketë reciprocitet. Fatkeqësisht ne deri më sot nuk pamë një qasje të tillë nga pala e kundërt. Mund të ketë shqetësime tjera, madje pamë edhe lëshimin e pandershëm të disa dokumenteve. Por, si përfundim në qoftë se do të ketë një zgjidhje, atëherë duhet patur parasysh vullnetin tonë të mirë dhe pala e kundërt duhet të tregoj qasje të sinqertë”.

Duke vënë theksin se kjo konferencë e Qipros është “konferencë e fundit”, ministri Çavusoglu tha se në këtë konferencë marrin pjesë me vullnet të mirë dhe se punimet zhvillohen në këtë drejtim.

“Ne dimë se çfarë duam. Ne që në fillim shpjeguam qëndrimin tonë së bashku me ‘vijat e kuqe’. Ne gjithashtu bëmë të ditur se çështjet si ‘zero trupa, zero garanci’, të cilat nuk mund të imagjinohen, për ne nuk do të jenë pikënisje e bisedimeve, këtë e thamë edhe në mëngjesin e parë edhe në mbrëmjen e parë dhe e themi edhe tani që të hynë në regjistra”, deklaroi Çavusoglu.

Duke vënë në dukje që për gjetjen e zgjidhjes problemit të Qipros janë bërë përpjekje të mëdha, ministri Çavusoglu tha se “Tani këtu duhet të vendoset se a do të zgjidhet apo jo ky problem”.



Lajme të ngjashme