Nënkryetari i degës së Partisë AK bie dëshmor në një atentat terrorist në Van

Terroristët e ekzekutuan Ajdën Ahi me shumë plumba përpara shtëpisë së tij.

762922
Nënkryetari i degës së Partisë AK bie dëshmor në një atentat terrorist në Van

Zëvendëskryetari i Nënprefekturës Ëzalp (Özalp) të rrethit Van të degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Ajdën Ahi (Aydın Ahi) ra dëshmor përpara shtëpisë së tij si pasojë e një sulmi të armatosur të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ahi që jetonte në fshatin Boazkesen (Boğazkesen) u nxor jashtë shtëpisë nga terroristët e PKK-së që bastisën shtëpinë duke thyer derën e jashtme të shtëpisë.

Terroristët e ekzekutuan Ajdën Ahi me shumë plumba përpara shtëpisë së tij.

I plagosur rëndë ai u dërgua menjëherë për kurim në spital por pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore ai ra dëshmor në spitalin ku u mor nën kurim.

Pas sulmit u ndaluan 16 të dyshuar.

Ndërkohë që të dyshuarit u dërguan në rajonin e policisë për tu marrë në pyetje, bëhet e ditur se ka filluar një operacion i gjerë në lidhje me këtë ngjarje.

Nga ana tjetër, kryetari i rrethit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Zahir Soan (Soğan) në deklaratën e bërë pas sulmit në fjalë tha se terrori nuk do ti mposhtë kurrë ata.

Edhe Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş), Ministri për bashkimin Evropian dhe njëkohësisht Kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik, Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) dhe Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) shprehën reagimin e tyre në lidhje me sulmin tradhtar.

Në postimin e bërë nëpërmjet medias sociale, Kurtullmush i shprehu ngushëllimet familjes së dëshmorit.

Kurse Ministri Çelik tha se sulmet që patën në objektivë anëtarët e partisë AK janë bërë kundër të gjitha institucioneve politike, legjimitetit, demokracisë dhe popullit turk.

Edhe Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak), duke bërë të ditur se: “Ne nuk ia kemi lënë dhe nuk do ta braktisin popullin e rajonit këtyre kriminelëve dhe zgjatimeve të tyre politike”, vazhdoi me fjalët: “Pavarësisht zgjatimeve të tyre politike, Evropës që ka hapur krahët për ta dhe të gjithë mbështetësve të tyre, me lejen e Zotit ne do të shfarosim rrënjët e terrorit”.  

Kurse Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi tha se terrori gjuan me plumba për kaos dhe errësirë.



Lajme të ngjashme