FAT vazhdojnë me operacione anti-terror në vend

Gjatë operacioneve anti-terror të ndërmarra në vend janë asgjësuar një numër i madh i armëve.

760176
FAT vazhdojnë me operacione anti-terror në vend

Në operacionet ajrore të ndërmarra në Bingol ndaj organizatës separatiste terroriste PKK janë shkatërruar pozicionet, shpellat dhe strehimoret e përdorura nga ana e pjesëtarëve të kësaj organizate.

Forcat e Armatosura të Turqisë në faqen zyrtare të internetit dhanë informacione në lidhe me ngjarjet në vend.

Sipas kësaj në operacionet e ndërmarra në nënprefekturën Pervari të Siirtit, janë shkatërruar strehimoret dhe janë kapur një armë automatike e tipit Biksi dhe 105 plumba, një raketahedhës i tipit RPG-7 së bashku me municionin, një mjet shpërthyes artizanal dhe sasi e konsiderueshme e materialeve që përdoren për prodhimin e mjeteve shpërthyese, 69kg ushqim dhe sasi e konsiderueshme e mjeteve të jetesës.

Ndërkaq në bastisjet e organizuara në Sanliurfa janë kapur dy mjete shpërthyese artizanale të lidhura me celular, një kilogram mjet shpërthyes të tipit C4, një pushkë gjuetie, pistoleta, armë këmbësorie të tipit Kalashnikov, 15 plumba të pistoletës, dy koka të raketahedhësve dhe karikatorë të pistoletave.

Gjatë operacioneve të forcave të sigurisë të ndërmarra në nënprefekturën Karakoçan të Elazigut janë kapur një armë këmbësorie Kalashnikov, 30 plumba të kësaj arme dhe një karikator.

Ndërsa në nënprefekturën Dicle të Diyarbakirit një terrorist i paarmatosur iu dorëzua forcave të sigurisë.

Edhe në operacionet e forcave të sigurisë të mbështetura nga ajri të ndërmarra në nënprefekturën Yayladere të Bingolit janë shkatërruar pozicionet, shpellat dhe strehimoret e përdorura nga ana e pjesëtarëve të kësaj organizate.



Lajme të ngjashme