Çavusoglu paralajmëron Japoninë për aktivitetin e dyshimtë të FETO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) e ka paralajmëruar Japoninë për organizatën terroriste FETO, pasi kjo organizatë u shërben disa vendeve dhe agjencive të tyre sekrete.

Çavusoglu paralajmëron Japoninë për aktivitetin e dyshimtë të FETO-s

Në kuadër të programit të vizitës në Japoni, Mevlut Çavushollu mbajti një kumtesë në fondacionin e paqes “Sasakawa”.

Me këtë rast Çavushollu e paralajmëroi Japoninë, një vend ku organizata FETO është shumë aktive.

Në 15 korrik 2016 FETO bëri një tentativë tradhtare dhe gjakatare, u shpreh Çavushollu dhe e vazhdoi kumtesën e tij me fjalët: “Populli turk e mposhti këtë puç duke dalë në rrugë pa armë në duar, vetëm me flamurin turk. Terroristët, që ishin pjesëtarë të FETO-s u turrën mbi turmat e popullit me tanket që ishin blerë me taksat e popullit, e bombarduan popullin me avionë, duke i vrarë njerëzit në mënyrë të pamëshirshme. Në këtë tentativë për grusht shteti ne dhamë 250 dëshmorë, ndërkohë që kemi edhe rreth 2 200 të plagosur”.

“Anëtarët e FETO kishin infiltruar në mënyrë tinëzare brenda aparatit shtetëror. Mua më është dashur të heq nga puna në ministrinë që drejtoj 25% të stafit diplomatik. Pasi besnikëria e këtyre nuk ka qenë ndaj shtetit apo ministrisë time. Dikasteri që drejtoj unë sot, pra Ministria e Jashtme është ministria më e ndjeshme. Ka pasur punonjës dhe diplomatë që i kanë dhënë FETO-s edhe dokumente sekrete; të gjithë këta i kemi hequr nga funksionet dhe puna”, theksoi Çavushollu.

Nuk mund të punohet me njerëz që janë besnikë ndaj një organizate terroriste. Pasi kjo organizatë u shërben disa shteteve dhe agjencive të tyre sekrete. Dhe fatkeqësisht kjo organizatë është shumë aktive edhe në Japoni”, e paralajmëroi shefi i diplomacisë turke Japoninë.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme, Çavushollu gjatë qëndrimit në Tokio është takuar edhe me Ministrin e Ekonomisë, Industrisë dhe Tregtisë së Japonisë, Hiroshige Seko.

Në këtë takim u fol për rritjen e investimeve reciproke dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik.

Pas përfundimit të kontakteve Çavushollu bashkë me delegacionin që e shoqëron u ndaj nga Japonia.

Kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm turk në Japoni pas 14 vjetësh. Në kuadër të programit të vizitës Çavushollu realizoi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida dhe u prit në takim nga Kryeministri, Shinzo Abe.

Ndërsa në takimin që pati me përfaqësues të botës japoneze të biznesit Çavushollu bëri apel për rritjen e vëllimit tregtar dhe turistik ndërmjet dy vendeve.



Lajme të ngjashme