Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia dërgon ndihmat e treta të Ramazanit në Gazë dhe premton 10 milionë dollarë për qeverinë

Turqia vazhdon dërgimin e ndihmave humanitare për popullin në nevojë në Gazë dhe i shpërndan në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe të Palestinës.

Turqia dërgon ndihmat e treta të Ramazanit në Gazë dhe premton 10 milionë dollarë për qeverinë

Turqia vazhdon dërgimin e ndihmave humanitare në Palestinë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë bëhet e ditur se dërgesa e tretë e ndihmave humanitare prej 10 mijë ton do të mbërrijë në Gazë brenda disa ditëve.

Në deklaratën me shkrim njoftohet se është marrë vendimi për ti dhuruar buxhetit të qeverisë palestineze 10 milionë dollarë amerikanë.

Turqia bën një përpjekje të madhe edhe për të zgjidhur problemin e elektricitetit në rajon dhe për financimin e karburantit ka veçuar 5 milionë dollarë amerikanë.

Edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılayı) që ka ngritur një urë ndihme në rajon nga Turqia, duke bashkëpunuar me Gjysmëhënën e Kuqe të Palestinës vazhdon shpërndarjen e 15 mijë kutive të ushqimit dhe veshjeve tradicionale të bajramit në Gazë.  

Në deklaratën e ministrisë theksohet gjithashtu se Turqia me popullin dhe institucionet e saj do të vazhdojë të jetë pranë shtetit dhe popullit palestinez.



Lajme të ngjashme