BCG: Numri i milionerëve në Turqi do të dyfishohet brenda 5 vitesh

Raporti i Pasurisë Globale 2017, publikuar të martën nga “The Boston Consulting Group” (BCG), një firmat lidere botërore në fushën e shërbimeve dhe konsulencës financiare, parashikon që numri i familjeve milionere në Turqi do të dyfishohet në 5 vjet...

BCG: Numri i milionerëve në Turqi do të dyfishohet brenda 5 vitesh

Pasuria e përgjithshëm e individëve në mbarë botën, njohur gjerësisht si “pasuria globale”, është rritur me 5,3 për qind në vitin 2016 duke arritur në 166,5 trilionë dollarë, sipas Raportit të Pasurisë Globale 2017 (Global Wealth Report 2017), publikuar të martën nga “The Boston Consulting Group” (BCG), një firmat lidere botërore në fushën e shërbimeve dhe konsulencës financiare.

Kjo analizë e 17-të vjetore e BCG-së për industrinë e menaxhimit të pasurisë globale thekson gjithashtu se numri i familjeve milionere në Turqi është rritur me 0,2 për qind në 2016-n për të arritur në gjithsej 28 mijë.

I njëjti raport parashikon që numri i familjeve milionere në Turqi do të shkojë në 61 mijë deri në vitin 2021.

Nga ana tjetër, Raporti i Pasurisë Globale 2017 tërheq vëmendjen se pasuria e rajonit të MENA-s (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut), ku bën pjesë edhe Turqia, pavarësisht luftës civile siriane, organizatës terroriste DAESH dhe paqëndrueshmërisë politiko-ekonomike të rajonit, është rritur me 6,1 për qind në 5 vitet e fundit duke kapur totalin e 8,1 trilionë dollarëve.



Lajme të ngjashme