Presidenti Erdoan publikoi një mesazh urimi me rastin e 178-vjetorit të Xhandarmërisë

Nesër është 178-vjetori themelimit të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh urimi me rastin e 178-vjetorit të Xhandarmërisë

Nesër është 178-vjetori i themelimit të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.

Me rastin e kësaj dite të shënuar Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dërgoi një mesazh urimi Komandantit të Xhandarmërisë, gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler).

Në mesazhin e tij Ai bëri të ditur se Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë ka përmbushur me ndërgjegje të lartë detyrën e mbrojtjes civile, administrimit dhe atë ushtarak dhe ka luajtur një rol efektiv në mbrojtjen e rregullit publik. 

Erdoan theksoi se Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë për unitetin e popullit dhe tërësinë territoriale shërben me vetëmohim në të katërta anët e Turqisë.

“Xhandarmëria përmbush detyrën e saj krahë për krahë me popullin për sigurinë e vendit, sigurimin e rregullit dhe qetësinë e popullit tonë” theksoi Erdoan.

 



Lajme të ngjashme