Çavushollu shtyn vizitat jashtë shtetit për shkak të krizës së Katarit

Për shkak të krizës së Katarit ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka shtyrë vizitën zyrtare që do të bënte dje në Vilnius të Lituanisë.

749235
Çavushollu shtyn vizitat jashtë shtetit për shkak të krizës së Katarit

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Lituanisë, Çavushollu i telefonoi ministrit të Jashtëm lituan, Linas Linkevicius dhe i shprehu keqardhjen për shtyrjen e vizitës.

Çavushollu gjithashtu tha se shpreson që vizita të bëhet në një datë të përshtatshme për të dyja palët. 

Vizita është shtyrë për shkak të përkeqësimit të situatës në rajon, veçanërisht në Katar, vazhdon komunikata.

Për herë të fundit për vizitë zyrtare në Lituani Çavushollu ka qenë 2 vite më parë, kurse ministri i Jashtëm lituan, Linkevicius e kishte vizituar Turqinë më 22 gusht.

Linkevicius ka qenë gjithashtu edhe ministri i parë i Punëve të Jashtme i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s që vizitoi Turqinë pas tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti 15 korrikun e kaluar.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Çavushollu vazhdon diplomacinë telefonike për zgjidhjen e krizës së Katarit.

Mevlut Cavushollu të enjten në mbrëmje pati një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheik Muhamed bin Abdurrahman al-Thani.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavushollu dhe homologu i tij kataras vlerësuan zhvillimet e fundit në rajonin e Gjirit. 

Cavushollu gjithashtu ka realizuar nga një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm rumun, Teodor Meleskanu dhe ministren e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.

 


Lajme të ngjashme