Fluturimi me THY tani edhe më i sigurt

Me projektin e saj të ri "Fly Good Feel Good" Turkish Airlines (THY) synon t’u ofrojë udhëtarëve një udhëtim të rehatshëm në të gjitha aspektet.

747100
Fluturimi me THY tani edhe më i sigurt
thy.jpg
thy ingiltere uçuşları.jpg

Projekti në fjalë i orienton pasagjerët në shumë tema që do të ndikojnë në mënyrë pozitive udhëtimin e tyre me avion, duke filluar që nga përgatitjet para fluturimit e deri tek ushtrimet në kabinë, regjimi i gjumit, joga dhe meditimi.

Çdo temë trajtohet nga ekspertë të fushës dhe sugjerimet lidhur me përvojën e pasagjerëve në udhëtimet e tyre me avion shpjegohen në mënyrë të detajuar.

Në fazën e parë të projektit janë përgatitur 9 video informuese, të cilat udhëtarët mund ti shikojnë gjatë fluturimit nëpërmjet sistemit argëtues në bord. Videot përmbajnë rekomandime në tema të ndryshme si: foshnjat dhe fluturimet me fëmijë, të ushqyerit gjatë fluturimit, udhëtimi me avion në shtatzëni, reduktimi i efekteve jetlag, parandalimi i bllokimit të hundës dhe veshëve gjatë fluturimit dhe ushtrime të ndryshme që mund të bëhen në fluturimet e gjata.

Në muajt e ardhshëm këtyre videove do t’u shtohen të reja dhe nën këtë çati do të grumbullohen të gjitha rekomandimet origjinale lidhur me të gjitha fazat e përvojës së fluturimit.

Pjesë e aplikacionit të ri “Fly Good Feel Good” është edhe "Flying Doctor". Mjekët që regjistrohen në sistem bashkë me diplomat e tyre do të fitojnë bonus (shpërblime të ndryshme) nga udhëtimet që do të bëjnë dhe kur në bord të lindë nevoja për doktor, gjatë fluturimit do të mund kërkohet ndihmë dhe mbështetje nga mjekët e regjistruar më herët në këtë sistem, që punon plotësisht në bazë të vullnetarizmit.

Projekti përmban detaje lidhur me temat për të cilat udhëtarët mund të kenë nevojë jo vetëm gjatë një fluturimi, por edhe gjatë të gjithë udhëtimit të tyre.

Përveç kësaj, një kujdes i veçantë në përgatitjen e këtij projekti është treguar në atë që informacioni gjatë të gjithë kohës të jetë i arritshëm për udhëtarin. Për këtë projekt është përgatitur edhe një uebsaj i posaçëm, janë hapur llogari të reja në median sociale dhe në sallonin e pasagjerëve specialë të THY-së në aeroportin e Stambollit është përgatitur këndi "Fly Good Feel Good".

Të gjitha detajet në lidhje me projektin mund ti gjeni në faqen zyrtare të THY në "http://www.flygoodfeelgood.com".



Lajme të ngjashme