Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kalin: Operacioni në Raka mund të realizohet me Ushtrinë e Lirë Siriane

I ftuar special në një emision televiziv, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin bëri me dije se operacioni në Raka mund të realizohet me Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA)...

Kalin: Operacioni në Raka mund të realizohet me Ushtrinë e Lirë Siriane

Zëdhënësi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, vlerësoi informimin e Ankarasë në lidhje me ndihmën në armatime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për YPG-në, krahu i armatosur i fraksionit sirian (PYD) të organizatës separatiste terroriste PKK.

I ftuar special në një emision televiziv, Ibrahim Kalin bëri kritika therëse për vendimin e Uashingtonit për të furnizuar me armë një organizatë terroriste.

“Kornizën e shpalosi Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me homologun amerikan, Donald Trump. Në takimin e atjeshëm, Erdogani i komunikoi Trumpit se vendimi i tyre ishte i gabuar. Ne këmbëngulim në tezën tonë”, tha ai.

Ambasadori Kalin vuri në pah gjithashtu se operacioni në Raka mund të realizohet me Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA).

“Ne e kritikuam administratën Obama që prej fillimit se një organizatë terroriste nuk mund të mposhtet përmes një tjetër grupi terrorist. Ne e qartësuam këtë çështje qysh në fillim. Iu thamë se s’do të kishin mbështetjen tonë në operacionin e Rakës në rast të angazhimit të YPG-së. I paralajmëruam se do të bënim ç’të ishte e nevojshme në rast se konstatohej ndonjë kërcënim nga veriu i Sirisë. Ndërsa SHBA-ja na premtoi se do të ndërmerrte hapat e duhura për të eliminuar shqetësimin e Turqisë në lidhje me sigurinë. Natyrisht që mbetemi të hapur për bashkëpunim. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Uashingtonin. Por është fare e qartë se SHBA-ja po gabon në këtë çështje”, u shpreh zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Më tej, Ibrahim Kalin preku çështjen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe bëri me dije se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka propozuar një kalendar 12-mujor.

“Sa i përket çështjes në fjalë, krahët i kanë përveshur menjëherë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, edhe ajo e Punëve të Bashkimit Evropian. Do të realizohen një sërë bisedimesh me zyrtarë të BE-së. Është e mundur që të ndiqet një politikë ekuilibri me këndvështrimin global”, përfundoi zëdhënësi Kalin.



Lajme të ngjashme