Koment – Harta rrugore e periudhës së re në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti)

Në kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të Partisë AK, të zhvilluar në datën 21 maj, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u rizgjodh kryetar i partisë që ai ka themeluar, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.

Koment – Harta rrugore e periudhës së re në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti)

Së bashku me këtë kongres politika turke hyri në një periudhë të re. Partia AK deklaroi se në periudhën e re do të përvetësojë një vizionin udhëheqjeje ku do të merren për bazë principet themelore të “demokracisë, ndryshimit, reformës” dhe duke lënë pas vitin e pesëmbëdhjetë të partisë në pozitë, kanë hedhur edhe themelin e hartës së ardhme rrugore.

Në 15 vitet e fundit janë realizuar shumë reforma nga ekonomia tek shëndetësia, nga arsimi tek infrastruktura. Me zhvillimet e përjetuara në fushat ku janë zbatuar reformat, ekonomia e Turqisë nënshkroi suksese të rëndësishme. Nga ana tjetër Turqia, në periudhën e qeverive të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK, pra në 15 vitet e fundit, duke pothuajse trefishuar të ardhurat vjetore kombëtare, hodhi hapa serioze në rrugën për tu bërë një aktore e rëndësishme e ekonomisë globale. Kështu që nuk do të ishte e gabuar nëse përparimet dhe pikën e arritur në ekonominë e vendit ta cilësonim si një histori suksesi.

Pritshmëritë nga Partia AK

Në periudhën nga riantarësimi i Presidentit Erdoan në Partinë AK deri në zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2019, pritet që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim  të vejë në shesh politika dhe harta rrugore të ndryshme.

Këto politika janë shumë të rëndësishme për të mbrojtur stabilitetin makroekonomik dhe shpejtësinë e zhvillimit të lartë, që u morën nën objektivë veçanërisht me tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik.

Me këtë periudhë të re, ku do të sigurohet stabiliteti në politikë, do të përfitohet rasti për të lënë pas krizat ekonomike që ishin ‘produkt’ veçanërisht i periudhave të koalicionit në Turqi dhe për tu fokusuar në stabilitetin ekonomik. Nga ky aspekt, për Turqinë që kërkon të rrisë shpejtësinë e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, periudha e re do të sjellë me vete raste të rëndësishme. Në procesin në fjalë duhet që të përqendrohet në reformat strukturore me qëllim që grupi me të ardhura të mesme të kalojë në grupin me të ardhurave të larta  dhe t[ rriten punimet me bazë sektoriale.  Për shembull, është e qartë që reformat që do të zhvillohen në fushën e punësimit do të ndikojnë drejtpërdrejt në shifrat e papunësisë. Në këtë aspekt, një nga prioritetet më të rëndësishme do të jenë punësimi i të rinjve dhe grave që kanë një rol kritik në përqindjen e papunësisë.

Në të njëjtën mënyrë, me transformimin strukturor që do të sigurohet në sektorin e prodhimit, pritet që të fokusohet në përparimin pozitiv të prodhimit të produkteve me vlerë të lartë të shtuar dhe të shifrave të eksportit. Falë kësaj mund të vihet re një përmirësim në deficitin e tregtisë së jashtme të Turqisë, e cila do të hyjë në një periudhë më aktive në tregtinë e jashtme.

Në sistemin global që tregon një zhvillim shumë të shpejtë në pothuajse çdo sektor të teknologjisë, Turqia duhet të bëhet menjëherë pjesë e këtij eksplorimi. Strategjitë që marrin për bazë stabilitetin ekonomik dhe një themel më konkurrues, do të jenë shumë ndikuese për ta bërë Turqinë një aktor më të fuqishëm në tregjet ndërkombëtare. 

Pavarësisht të gjitha vështirësive si problemet e sigurisë në rajon dhe tentativa e grushtit të shtetit, Turqia në fund të vitit 2016 arriti një rritje ekonomike prej 2,9%. Turqia zë vend ndër vendet në zhvillim dhe në këtë konjekturë për të hedhur hapa më të sigurta dhe më të shëndetshme dhe për të eliminuar shqetësimet që mund të vijnë në ekonomi, parashikohet që Sistemi Presidencial do të ofrojë shanse të rëndësishme. Së bashku me këtë periudhë të re që Presidenti Erdoan iu kthye partisë të cilën e ka themeluar, synohet të eliminohen shumë pengesa që do të shkaktonin stanjacion ose tkurrje në politikë dhe ekonomi.

Një Turqi e fuqishme politikisht do të marrë në dorë edhe kyçin e stabilitetit ekonomik. Kështu që jemi në këto momente jemi në prag të një periudhe të re ku do të arrihen objektivat e ekonomisë së vazhdueshme dhe rritjes gjithëpërfshirëse si dhe rritjes së numrit të investuesve të huaj. Sistemi i ri çel portën e një Turqie të re që do të vijë së bashku me reforma dhe ndryshime. Nëse politika dhe strategjitë e përcaktuara në këtë drejtim e arrijnë objektivin e tyre atëherë do të hidhen themelet e një Turqie që edhe mbron stabilitetin politik edhe atë ekonomik por edhe mirëqenia shoqërore rritet sa vjen edhe më shumë.



Lajme të ngjashme