Çavusoglu: Furnizimi me armë i YPG-së rrezikon të ardhmen e Sirisë

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushollu tha për gazetarët pas takimit në Ankara me homologun slloven, Karl Erjavec se furnizimi me armë i YPG-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste PKK, rrezikon të ardhmen e Sirisë.

Çavusoglu: Furnizimi me armë i YPG-së rrezikon të ardhmen e Sirisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se ndihmat me armë që i dërgohen YPG-së, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, janë të rrezikshme për të ardhmen e Sirisë.

Ministri Çavushollu sot pati një takim me zv.kryeminstrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec. Takimi u zhvillua në rezidencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara.

Pas takimit të dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për gazetarët.

Nga ana e tij Çavushollu tha se disa vende perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me qëllim çlirimin e Rakës nga organizata terroriste DAESH bashkëpunojnë me YPG-në, e cila është një organizatë tjetër terroriste.

“Qëndrimi ynë ndaj mbështetjes që i është dhënë apo do ti jepet YPG-së në Siri është i qartë. Ne e theksojmë vazhdimisht se sa e rrezikshme është për të ardhmen e Sirisë mbështetja që i jepet YPG-së”, u shpreh Çavushollu.  

Armët që i jepen një organizate terroriste mund të përdoren jo vetëm kundër Turqisë, por kundër të gjithë njerëzimit. Këto veprime janë mjaft të rrezikshme edhe në aspektin e integritetit territorial të Sirisë. Nëse dëshirojmë të shikojmë stabilitet në të ardhmen e Sirisë, atëherë duhet kthyer prapa nga ky gabim”, shtoi ai.

Autoritetet amerikane flasin për një partneritet kalimtar me organizatën terroriste YPG, vazhdoi Çavushollu dhe theksoi se “nuk mund të ketë një partneritet provizor. Ne këtë e pamë në Menbixh”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat në operacionin për çlirimin e Menbixhit nga DAESH-i bashkëvepruan me YPG-në, kishin premtuar se pas operacionit terroristët e YPG-së do të largoheshin nga zona, por ShBA dhe YPG nuk e mbajtën këtë premtim.



Lajme të ngjashme