MPJ turke: Të vendoset urgjentisht armëpushimi i përgjithshëm në Libi

Përmes një komunikate me shkrim, Ministria turke e Punëve të Jashtme theksoi fuqishëm “domosdoshmërinë e vendosjes së armëpushimit në shkallë vendi”, në Libi...

MPJ turke: Të vendoset urgjentisht armëpushimi i përgjithshëm në Libi

Turqia ka shprehur të shtunën në mbrëmje shqetësimin e saj në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në Libi.

Ministria turke e Punëve të Jashtme theksoi fuqishëm përmes një komunikate me shkrim “domosdoshmërinë e vendosjes së armëpushimit në shkallë vendi”.

Pasi vë në dukje shqetësimin e thellë të Ankarasë për konfrontimet e 26 majit në kryeqytetin Tripoli të Libisë, MPJ turke nënvizon se rruga e vetme është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe sheshimi i divergjencave përmes dialogut e pajtimit.

“Ne ftojmë të gjithë qytetarët libianë që të evitojnë aktet e dhunës, të cilat do të prishnin sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë vendit, me në krye Tripolin”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e sipërcituar.

MPJ turke potencoi gjithashtu se duhet urgjentisht “të ulet tensioni ushtarak, i cili ka marrë përmasa të rrezikshme në zona të ndryshme të Libisë”, si dhe “të vendoset armëpushimi në shkallë vendi”.



Lajme të ngjashme