Turqia reagoi ashpër ndaj vendimit të ShBA-së

Ministria e Jashtme turke projektvendim e Dhomës së Përfaqësuesve e cilësoi si “shtrembërim të fakteve dhe të pasaktë”.

Turqia reagoi ashpër ndaj vendimit të ShBA-së

Turqia reagoi ashpër ndaj miratimit të Dhomës së Përfaqësuesve të një projektvendimit në lidhje me ngjarjet e jetuara gjatë vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan para rezidencës së ambasadës turke në Uashington.

Ministria e Jashtme këtë projektvendim e cilësoi si “shtrembërim të fakteve dhe të pasaktë”.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, ambasadori Huseyin Muftuoglu thuhet se “Turqia nuk njeh këtë projektvendim të marr me nxitim”.

Muftuoglu bëri të ditur se ngjarja e jetuar para rezidencës së ambasadës turke në Uashington gjatë vizitës së Presidentit Erdogan është rrjedhojë e mosmarrjes së masave të duhura të sigurisë nga ana e autoriteteve amerikane krahas paralajmërimeve të shumta zyrtare, ndërsa vlerësoi se “Pyetja se pse autoritetet amerikane nuk morën masat e duhura të sigurisë para rezidencës së ambasadës turke ashtu si në fazat e tjera të vizitës nuk mori përgjigje”.

Muftogolu gjithashtu shtoi se nuk janë sqaruar as sjelljet e tepruara dhe agresive, të cilat shkaktuar këtë ngjarje.

“Vënia në proces ligjor të kësaj iniciative të sjellë në rendin e ditës të Dhomës së Përfaqësuesve me synim për ta çuar në një bazë tjetër nuk do të ndihmoj në zgjidhjen e çështjes. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër zhvillimet në këtë drejtim dhe duam ta ruajmë shpresën se këto zhvillime nuk do të hedhin hije vizitës të cilën e vlerësojmë si produktive”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Huseyin Muftuoglu.



Lajme të ngjashme