1 dëshmor dhe 2 të plagosur si pasojë e bombës artizanale të terroristëve të PKK-së

Në operacionin që vazhdon kundrejt PKK-së në zonën e Kodrës Avush (Avuş) Tepe në Çukurxha, gjatë orës 04.00 me orën lokale, shpërtheu bomba artizanale e vendosur nga terroristët.

1 dëshmor dhe 2 të plagosur si pasojë e bombës artizanale të terroristëve të PKK-së

Si pasojë e shpërthimit të bombës artizanale të kurthyer nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Çukurxha (Çukurca) të rrethit Hakkari, një ushtar ra dëshmor ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Në operacionin që vazhdon kundrejt PKK-së në zonën e Kodrës Avush (Avuş) Tepe në Çukurxha, gjatë orës 04.00 me orën lokale, shpërtheu bomba artizanale e vendosur nga terroristët.

Në shpërthim një ushtar ra dëshmor ndërsa dy të tjetër mbetën të plagosur.

Ushtarët e plagosur u morën menjëherë nën kurim.

Autoritetet ushtarake bëjnë të ditur se vazhdojnë operacionet në rajon.



Lajme të ngjashme