Partneriteti i Turqisë me Afrikën është i sinqertë

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu në një artikull për ditoren “Daily Sabah” shkruan se politika e Turqisë për partneritetin me Afrikën bazohet në sinqeritet.

dünyada dört çalışandan biri afrikalı olacak.jpg
Afrika Günü.jpg
Doğu Afrika'ya su kuyusu seferberliği.jpg
unicef, orta afrika cumhuriyeti.jpg
türk kızılayı yemen-doğu afrika yardım kampanyası.jpg
Afrika'da Türkiye sevgisi

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlut Çavusoğlu) tha se politika e Turqisë për partneritetin me Afrikën bazohet në sinqeritet.

Me rastin e Ditës së Afrikës ministri Çavushollu ka shkruar për gazetën “Daily Sabah” një artikull në anglisht me titullin "Turqia dhe Afrika në prag të partneritetit të përhershëm".

 

Duke vënë në dukje se Afrika po përjeton një ndryshim të jashtëzakonshëm Çavushollu theksoi se ky ndryshim në kahun pozitiv është inkurajuar nga të gjitha shtresat e shoqërive afrikane, duke përfshirë të rinjtë e të moshuarit e vendosur për ta mbyllur faqen e varfërisë me punë intensive, rezistencë dhe vendosmëri.

Ka shumë arsye për të besuar se e ardhmja e Afrikës është premtuese, cilëson Çavusollu në shkrimin e tij, ndërsa thotë se vrulli pozitiv në kontinent mund të shihet në pakësimin e rreziqeve gjeopolitike, stabilitetin e qëndrueshëm, rritjen ekonomike, zgjerimin e tregtisë, rritjen e nivelit të mirëqenies dhe në pasqyrimin e këtyre në kushte më të mira jetese.

Çavushollu thekson se Turqia është më e vendosur se asnjëherë tjetër për të zgjeruar bashkëpunimin e saj me Afrikën në fusha të reja.

"Ne jemi në kërkim të një partneriteti të bazuar në përfitimin reciprok, i cili do të ndihmojë në ndërtimin e një themeli të qëndrueshëm për marrëdhënie afatgjata dhe produktive. Ndryshe nga fuqitë e kaluara koloniale, sot historia është në anën tonë. Nga njëra anë kemi elementin njerëzor. Me këtë kontinent Turqia ka lidhje të thella historike dhe kulturore që shkojnë prapa deri në kohën e Perandorisë Osmane. Po kërkojmë gjithashtu të ndërtojmë elementin humanitar duke inkurajuar kontaktet mes njerëzve. Transportuesi ynë kombëtar Turkish Airlines (THY) më së fundi shtoi Conakry si destinacionin e 51-të në kontinent. Ndërsa lehtësojmë transportin për në kontinent nga 32 vende, ne gjithashtu promovojmë ndërveprimin e afrikanëve me Turqinë, por jo vetëm kaq, edhe me botën”, cilëson shefi i diplomacisë turke.

Duke përmendur faktin se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në 10 vitet e fundit ka realizuar më shumë se 30 vizita në 23 vende të Afrikës, Çavusollu tha se ky numër është një rekord për një udhëheqës jo-afrikan, duke shtuar se Turqia vazhdon të mirëpresë shumë kryetarë shtetesh afrikanë.

Dua gjithashtu të nënvizoj se prania jonë diplomatike në kontinent po rritet gjithnjë e më shpejt. Sot, 39 ambasada turke veprojnë në vende të ndryshme të Afrikës. Ka gjithashtu një rritje të konsiderueshme të numrit të ambasadave afrikane në Ankara, shkruan Çavushollu në artikullin e tij për “Daily Sabah”.

 

 

“Ajo që unë e shoh si absolutisht të rëndësishme për të ardhmen e Afrikës është zhvillimi i saj i qëndrueshëm ekonomik. Ne mendojmë se Turqia është më e përshtatshme për të ndarë përvojat e saj me kontinentin dhe për të avancuar në një model të bashkëpunimit ekonomik që bazohet në një skenar fitimprurës për të dyja anët (win-win). Duhet të nënvizoj se përgjithësisht, investimet turke në Afrikë kohët e fundit i kanë tejkaluar 6 miliardë dollarët. Këto investime janë duke kontribuar në hapjen e vendeve të reja të punës, në ndërtimin e infrastrukturës për të cilat kanë nevojë vendet afrikane dhe ndihmojnë gjithashtu ekonomitë vendore dhe rrisin eksportet finale të produkteve afrikane me destinacion vendet e treta. Ne kemi gjithashtu një rritje të shpejtë edhe të tregtisë sonë me kontinentin. Vitin e kaluar (2016) vëllimi tregtar u realizua në shifrën 16,8 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje katërfish të tregtisë me Afrikën në krahasim me vitin 2003”, thotë Çavushollu.

Ministri Çavushollu nënvizoi se vizioni i Turqisë mbi bashkëpunimin me Afrikën mbështetet në politikën e përfitimit reciprok në bazë të barazisë, transparencës dhe qëndrueshmërisë.

Nëpërmjet politikës sonë iniciatore dhe humanitare ne po i zgjasim dorën (e ndihmës) Afrikës. Jemi të kënaqur kur shohim se me këtë motivim të Turqisë pajtohen edhe “vëllezërit” afrikanë që ruajnë vizionin për një Afrikë më të mirë, vijon Çavushollu, ndërsa shton se Turqia vazhdon të dërgojë ndihma humanitare në Afrikë dhe udhëheq iniciativën që ka për qëllim realizimin e projekteve të qëndrueshme në kuadër të luftës kundër thatësirës.



Lajme të ngjashme