Turqia, 3 mesazhe të qarta për Bashkimin Evropian

Ministri i Punëve të Bashkimit Evropian dhe negociatori kryesor për anëtarësimin e Turqisë në Union, Omer Çelik, theksoi se Ankaraja aspiron që marrëdhëniet me Unionin të vazhdojnë në kuadër të anëtarësimit me të drejta të plota...

Turqia, 3 mesazhe të qarta për Bashkimin Evropian

Ministri i Punëve të Bashkimit Evropian dhe negociatori kryesor për anëtarësimin e Turqisë në Union, Omer Çelik, realizoi të mërkurën bisedime të nivelit të lartë me autoritetet e Komisionit Evropian, të cilave u përcolli 3 mesazhe të qarta: “Nuk diskutojmë asnjë formulë tjetër përveç anëtarësimit”; “Të hapen kapitujt e negociatave” dhe “Të përditësohet Unioni Doganor”.

Omer Çelik theksoi se Ankaraja aspiron që marrëdhëniet me BE-në të vazhdojnë në kuadër të anëtarësimit me të drejta të plota.

“Ne s’do të pranojmë kurrsesi një qëndrim të tillë si: Të mbajmë shënim mënjanë negociatat e anëtarësimit dhe të shikojmë punët e tjera”, shtoi ai.

Duke tërhequr vëmendjen se në kritikat evropiane për Turqinë dalin në plan të parë çështje si pavarësia e medias dhe e gjyqësorit, ministri Çelik bëri thirrje për hapjen e kapitullit 23. (për gjyqësorin dhe të drejtat themelore), si dhe kapitullit 24. (për drejtësinë, liritë dhe sigurinë), të cilat kanë të bëjnë direkt me fushat në fjalë.

Ai theksoi gjithashtu se duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur procesi i përditësimit të Unionit Doganor, pasi kjo është me rëndësi madhore “nga aspekti i interesave të të dyja palëve dhe i vlerave të përbashkët që ato ndajnë”.



Lajme të ngjashme