Erdogan: “Mburoja e Eufratit”, provoi që nuk ka nevojë për YPG-në në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se operacioni “Mburoja e Eufratit” i Forcave të Armatosura Turke në Siri ka treguar se nuk ka nevojë për ndonjë organizatë tjetër për të luftuar kundër organizatës terroriste DAESH.

Erdogan: “Mburoja e Eufratit”, provoi që nuk ka nevojë për YPG-në në Siri

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Sierra Leones, Ernest Bai Koroma, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, Presidenti i Erdoan lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për ti dhënë armë të rënda YPG-së, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri tha: "Çdo zhvillim në Siri dhe Irak për ne është çështje që intereson drejtpërsëdrejti sigurinë tonë kombëtare. Ne dëshirojmë të besojmë se aleatët tanë do të preferojnë të qëndrojnë përkrah nesh dhe jo organizatave terroriste”.

“Lufta kundër organizatës terroriste DAESH nuk mund të vazhdojë duke përdorur një organizatë tjetër terroriste. Shqetësimet e Turqisë në lidhje me këtë çështje Presidentit Danëlld Tramp (Donald Trump) do t’ia përcjell gjatë vizitës që do të realizoj në 16 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështjen do ta ngre në mini-samitin e NATO-s që do të mbahet në Bruksel”,- tha Presidenti Erdoan.

“Dihet situata në Siri si pasojë e hapave të gabuar që janë hedhur në të kaluarën. Ne e kemi thënë gjithmonë që jemi kundër copëtimit të Sirisë. Po e shpreh sërish që jemi për zgjidhjen me gjykim të shëndoshë të çështjes në procesin e ardhshëm. Uroj që të kthehen sa më parë nga ky gabim”, nënvizoi Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme