Ushtria turke i jep goditje të rëndë PKK-së

Forcat e Armatosura Turke (TSK) shkatërruan armatime dhe depo municioni të organizatës terroriste separatiste PKK në zonën Bejtushebap (Beytüşebap) dhe Silvan...

Ushtria turke i jep goditje të rëndë PKK-së

Organizata terroriste separatiste PKK ka marrë një goditje të rëndë në operacionet, ku në një herë të vetme është sekuestruar sasia më e madhe në materiale dhe municion.

Për 19 ditë vazhdon operacioni “Majori dëshmor i xhandarmërisë Ahmet Kahraman-2”, të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) e kanë nisur kundër organizatës terroriste separatiste PKK në zonën rurale të Bejtushebapit në provincën Shërnak (Şırnak).

Në zonën që fillon nga Malet Inxhebel (İncebel) e deri në Kato u identifikuan 25 shpella që përdoreshin nga terroristët. 

Në këto shpella u sekuestrua një sasi e madhe armatimi dhe municioni që i përkiste organizatës terroriste separatiste.

Në operacionin e kryer në këto shpella u sekuestruan 444 automatikë të tipit “Kalashnikof”, 46 armë këmbësorie tip “G-3”, 15 mitraloza të tipit “Bixi “dhe 2 të tipit MG 3, 2 mitraloza kundërajror të tipit “Doçka”, 5 bombahedhës, 10 raketahedhës, 1 armë snajper, 4 raketa supore dhe 12 armë mortaja.

Gjithashtu shumë e madhe është edhe sasia e municionit të sekuestruar...

Më shumë se 130 mijë fishekë për pushkë dhe mitraloza, 7 mijë fishekë për mitralozin kundërajror “Doçka”, 1 top kundërajror, 259 predha mortaje, 2 raketa (për supore), 395 granata dore, 400 kapsolla, 336 predha për raketahedhësin antipersonel, 16 mina antitank, 10 bomba tymuese dhe 4,5 ton eksploziv nitrat amoni. Këto janë vetëm disa nga municionet dalluese.

Në mesin e materialeve të sekuestruara në shpellat e përdorura nga terroristët bëjnë pjesë edhe pajisje elektronike si: një numër i madh kompjuterësh, aparate fotografike, dylbi për të shikuar natën, radio dhënëse-marrëse, radio, televiziorë, hard-disc etj.

Përveç kësaj, u konfiskuan edhe me tonelata ushqime, me mijëra veshje e rroba të ndryshme dhe shumë produkte shëndetësore.

Për ti bërë shpellat të papërdorshme vazhdon puna me 8 buldozerë, 3 ekskavatorë dhe makineri të ndryshme pune.

Një tjetër adresë e operacionit të suksesshëm ishte nënprefektura Silvan e Dijarbakërit (Diyarbakır).

Në operacionin e koduar “Bayrak-51” të kryer në zonën rurale të Silvanit u sekuestruan 1 mitraloz kundërajror i tipit “Doçka” dhe 1 pushkë snajper e llojit “Kanas”.

Përveç kësaj, në një shtëpi u konfiskuan 4 pushkë këmbësorie, 1 pistoletë si dhe një sasi e madhe municioni, gjithsej 3 mijë e 311 fishekë, nga të cilët 691 ishin fishekë për mitralozin “Doçka” dhe 2 mijë e 57 për mitralozin “Bixi”. 

Operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK në Silvan vazhdojnë.  



Lajme të ngjashme