Turqia dhe Katari me shtab ushtarak të përbashkët në Doha

Komisioni i Punëve të Jashtme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë ka miratuar propozimin për autorizimin e dislokimit të ushtarëve turq në Katar...

728141
Turqia dhe Katari me shtab ushtarak të përbashkët në Doha

Komisioni i Punëve të Jashtme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë ka miratuar propozimin për autorizimin e dislokimit të ushtarëve turq në Katar.

Gjeneralbrigade Ihsan Bulbul, njëherësh gjykatës ushtarak dhe nënsekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, bëri publike disa hollësi në lidhje me bisedimet për marrëveshjen e dislokimit të trupave turke në Katar.

“Në kuadër të këtij akordi, parashikohet themelimi i shtabit të përbashkët të njësisë taktike gjitharmëshe (divizion) turko-katarase me seli në Doha, si dhe emërimi i një komandanti me gradë gjeneralmajor nga ushtria e Katarit dhe një nënkomandanti me gradë gjeneralbrigade nga ushtria turke në krye të këtij divizioni ushtarak. Kurse forca numerike e njësisë ushtarake turke, e cila do të dislokohet në Katar, parashikohet të jetë 500-600 trupa”, njoftoi Gjenerali Ihsan Bulbul.



Lajme të ngjashme