Përshpejtohen përgatitjet për vizitën e Erdoganit në ShBA

Gjeneralarmate Hulusi Akar, Ibrahim Kalin dhe Hakan Fidan do të zhvillojnë kontakte me zyrtarët amerikan dhe do të bëjnë punime paraprake para vizitës së Presidentit Erdogan, që do të realizohet mes datave 15-17 maj.

726462
Përshpejtohen përgatitjet për vizitën e Erdoganit në ShBA

Janë përshpejtuar përgatitjet paraprake për vizitën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Para vizitës së Presidentit Erdogan në ShBA udhëtuan shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar, Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm i Presidencës dhe njëkohësisht zëdhënësi, Ibrahim Kalin dhe Sekretari i Shërbimit Informativ Kombëtar, MIT, Hakan Fidan.

Gjeneralarmate Hulusi Akar, Ibrahim Kalin dhe Hakan Fidan do të zhvillojnë kontakte me zyrtarët amerikanë dhe do të bëjnë punime paraprake para vizitës së Presidentit Erdogan që do të realizohet mes datave 15-17 maj.

Pritet që në takimin e parë kokë më kokë që do të zhvilloj Presidenti Erdogan me homologun e tij amerikan Donald Trump të bisedohet në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në takimet e nivelit të lartë që do të mbahen në kuadër të vizitës, krahas marrëdhënieve dypalëshe do të bisedohet edhe për ekstradimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste (FETO), Fetullah Gulen, zhvillimet në Irak dhe Siri dhe do të shkëmbehen mendimet në lidhje me luftën kundër terrorit.



Lajme të ngjashme