Inteligjenca turke: Vetëm 5 rekrutime nga PKK-ja në 3 muajt e fundit

Një raport i inteligjencës turke ka shpalosur qartë shpartallimin e organizatës separatiste terroriste PKK...

Inteligjenca turke: Vetëm 5 rekrutime nga PKK-ja në 3 muajt e fundit

Një raport i inteligjencës turke ka shpalosur qartë shpartallimin e organizatës separatiste terroriste PKK.

Gjatë kohëve të fundit, forcat turke të sigurisë kanë realizuar operacione intensive të pazakonta me strategjinë e re sulmuese dhe jo mbrojtëse, siç veprohej deri pak kohë më parë.

Operacionet e realizuara në 4 mijë metra lartësi dhe në temperatura të ulëta deri në -20 gradë celsius, kanë dhënë goditje të forta duke bërë që organizata terroriste PKK të dërrmohet thuajse plotësisht.

Në këto 21 muaj që nga operacionet e hendekëve në qytete e deri më sot, forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të paktën 12 mijë e 636 terroristë.

Që pas shkëputjes me operacione intensive të lidhjes Kandil-qytet, organizata terroriste nuk po gjen dot më militantë të rinj. Gjatë 3 muajve të fundit, organizata ka arritur të rekrutojë vetëm 5 terroristë.

Ndërsa përmes operacioneve ajrore, ushtria turke ka shkatërruar një numër të madh vendstrehimesh të organizatës separatiste terroriste PKK duke mos u lënë terroristëve brimë për t’u fshehur.



Lajme të ngjashme