Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shpallet rezultati zyrtar i referendumit në Turqi

Sipas rezultateve përfundimtare të referendumit popullor të zhvilluar ditën e diel më 16 prill 2017 në lidhje me ndryshimet kushtetuese 51,41 për qind e votave ishin për “Po” dhe 48,59 për qind ishin për “Jo”.

Shpallet rezultati zyrtar i referendumit në Turqi
Në Turqi populli feston përfundimet e referendumit
Në Turqi populli feston përfundimet e referendumit

Në mbarë vendin qytetarët festojnë “Po”-në që doli nga kutia e votimit sipas rezultateve jo-zyrtare të referendumit popullor që u mbajt të dielën (16 prill 2017) për ndryshimin e disa neneve të kushtetutës, të cilat parashikojnë edhe kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes së vendit.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit të zhvilluar ditën e diel më 16 prill 2017, në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Kryetari i YSK-së Sadi Güven, deklaroi se raporti i votave “Po” në referendum ka qenë 51,41 për qind, kurse i votave “Jo” ka qenë 48,59 për qind.

Sipas rezultateve zyrtare nga 55 milionë e 319 mijë 222 votues të regjistruar brenda vendit në votimin popullor morën pjesë 48 milionë e 374 mijë e 576 zgjedhës. Nga këto vota 47 milionë e 528 mijë e 949 janë shpallur të vlefshme dhe 845 mijë e 627 të tjera janë shpallur të pavlefshme. Ndërsa pjesëmarrja në referendum u realizua në raportin 85.43 për qind.

Ndërkaq, nga 2 milionë e 972 mijë e 676 zgjedhës të regjistruar jashtë vendit, në referendum morën pjesë 1 milionë e 325 mijë e 862 vetë, ku 1 milionë e 309 mijë e 821 vota janë numëruar të vlefshme dhe 15 mijë e 861 janë pranuar si të pavlefshme. Pjesëmarrja e zgjedhësve turq rezident jashtë shtetit në këtë referendum popullor ka qenë 44,60 për qind.

Ndërsa në pikat doganore kanë votuar 98 mijë 597 qytetarë dhe nga këto vota 97 mijë e 834 janë numëruar si vota të vlefshme dhe 763 të pavlefshme, ndërsa pjesëmarrja në votim ka qenë 3,32 për qind.

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) ka refuzuar edhe kërkesën e 3 partive politike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Partia Republikane Popullore (CHP) për “anulimin e Referendumit për shkelje të plotë të ligjit (kodit zgjedhor)”, me pretendimin se në këtë votim janë përdorur fletëvotimi të pavulosura.

Në vendimin e motivuar të publikuar nga Këshilli thuhet se “votat e përdorura nuk mund të injorohen për shkak të një gabimi të Komisionit të Qendrës së Votimit”.

Vendimi i Këshillit të Lartë Zgjedhor bashkë me rezultatet përfundimtare të referendumit popullor të 16 prillit janë publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.



Lajme të ngjashme