FAT neutralizojnë 70 terrorist të PKK-së në Sinxhar

Gjatë operacioneve të ndërmarra në Sinxhar dhe Karaçok janë goditur me saktësi të lartë objektivat e terroristëve.

720598
FAT neutralizojnë 70 terrorist të PKK-së në Sinxhar

Në operacionet ajrore të ndërmarra dje në Sinxhar në veri të Irakut dhe në malin Karaçok në verilindje të Sirisë, janë neutralizuar rreth 70 pjesëtarët të organizatës separatiste terroriste PKK.

Gjatë operacioneve të ndërmarra në Sinxhar dhe Karaçok janë goditur me saktësi të lartë objektivat e terroristëve.

Pas operacioneve të kryera u përcaktua se në zonën malore të Sinxharit janë neutralizuar afërsisht 40 terroristë, ndërsa në Karaçok rreth 30 të tjerë.

Në operacionet ajrore janë shkatërruar një numër i madh i strehimoreve të terroristëve, depot e municioneve dhe pozicionet kritike luftarake.

Burimet e shërbimeve informative bëjnë të ditur se morali i terroristëve është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë.

Në anën tjetër gjatë operacioneve që vazhdojnë në zonën rurale të Sirnak-ut u organizua një operacion ajror ndaj terroristëve të fshehur në shpellë, të cilët ishin duke u përgatitur për sulm.

Gjatë operacionit ajror shpella në fjalë u godit me saktësi, ndërsa u neutralizuan pjesëtarët e PKK-së.

Ndërkaq në mesin e terroristëve të neutralizuar gjatë operacioneve ajrore të ndërmarra më 22 prill në zonën Metina në veri të Irakut ndodhej edhe një terrorist që ndodhej në listën gri të personave të kërkuar nga Ministria e Brendshme e Turqisë.



Lajme të ngjashme