Erdogan informohet nga Kryeministri në lidhje me operacionet në Irak dhe Siri

Takimi i zhvilluar në rezidencën shtetërore në Beshtepe të Ankarasë u realizua në kuadër të “takimit të zakonshëm javor”.

Erdogan informohet nga Kryeministri në lidhje me operacionet në Irak dhe Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim Kryeministrin Binali Yildirim.

Takimi i zhvilluar në rezidencën shtetërore në Beshtepe të Ankarasë u realizua në kuadër të “takimit të zakonshëm javor”.

Sipas informatave të marra Presidenti Erdogan gjatë takimit u informua në lidhje me operacionet që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën ndaj objektivave të organizatës separatiste terroriste PKK në Irakun Verior dhe veri të Sirisë dhe për rezultatet e arritura gjatë këtyre operacioneve.

FAT bombardojnë Sinxharin në veri të Irakut | TRT Shqip

Avionët luftarak turq për herë të parë bombarduan pozicionet e terroristëve në zonën Sinxhar në veri të Irakut dhe në zonën e malit Karaçok në Siri.



Lajme të ngjashme