MPJ e Turqisë paralajmëron ShBA-të ndaj diasporës armene

“Nga udhëheqja e re e ShBA-së presim një qasje më objektive ku do të merren parasysh dhimbjet e të gjitha palëve dhe të mos i binden tregimit të njëanshëm të historisë", thuhet në deklaratën e lëshuar nga MPJ.

MPJ e Turqisë paralajmëron ShBA-të ndaj diasporës armene

Turqia i bëri thirrje udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jenë të kujdesshëm ndaj gjuhës së urrejtjes së diasporës armene.

Ministria e Jashtme e Turqisë reagoi ashpër ndaj përdorimit të shprehjes “Fatkeqësia e Madhe” për zhvendosjen armene, që u jetua në vitin 1915, nga ana e Presidentit Donald Trump.

Ministria e Jashtme bëri të ditur se identifikimi dhe informacionet e gabuara në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 që zënë vend në deklaratën me shkrim, burojnë nga informacionet e ndotura nga rrethet armene.

“Nga udhëheqja e re e ShBA-së presim një qasje më objektive ku do të merren parasysh dhimbjet e të gjitha palëve dhe të mos i binden tregimit të njëanshëm të historisë të këtyre rretheve të njohura për prirjen e tyre ndaj dhunës dhe gjuhën e urrejtjes”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme turke.

Në deklaratë rikujtohet se me ceremoninë e organizuar edhe këtë vit në Patrikanën Armene në Stamboll janë përkujtuar me respekt të merituar armenët osmanë, të cilët humbën jetën gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, gjithashtu u vë theksi në mesazhin e Presidentit Erdogan të publikuar me rastin e ceremonisë në fjalë.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdogan shkruante kështu: “Paqja, siguria dhe lumturia e komunitetit armen në vendin tonë është e rëndësisë së veçantë për ne. Ne nuk tolerojmë tjetërsimin, përjashtimin dhe bërjen që një qytetar i ynë armen ta ndjej veten si i qytetarë i rendit të dytë”.

Në anën tjetër u shprehën edhe reagimet ndaj lajmeve për djegien e flamurit turk dje gjatë ceremonisë së të ashtuquajturës përvjetorit të ngjarjeve të vitit 1915 të organizuar në kryeqytetin Erevan të Armenisë.

Ministria e Jashtme bëri të ditur se akti në fjalë i kryer ndaj flamurit turk, i cili është një lloj sinonimi i ekzistencës së popullit turk, e kanë pritur me zemërim dhe reagim të madh. Akti në fjalë është dënuar ashpër, u tha ndër të tjera në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë.



Lajme të ngjashme