Erdogan: Nuk e njohim vendimin e PACE-së për monitorimin e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën në mbrëmje se Turqia nuk do ta njohë vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës...

Erdogan: Nuk e njohim vendimin e PACE-së për monitorimin e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën në mbrëmje se Turqia nuk do ta njohë vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

“Vendimi i PACE-së për të përfshirë sërish Turqinë pas 13 vitesh në procesin e mbikëqyrjes politike është krejtësisht politik. Nuk e njohim këtë vendim”, vlerësoi Erdogan gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Reuters”, në ambientet e Kompleksit Presidencial në Ankara.

Kreu i Shtetit të Turqisë u ndal gjithashtu mbi operacionet, që u organizuan mëngjesin e të martës në zonat Karaçok të Sirisë dhe Sinxhar të Irakut Verior.

“S’do të lejojmë në asnjë mënyrë që Sinxhari të shndërrohet në bazë të PKK-së”, theksoi Presidenti Erdogan duke sqaruar se SHBA-ja, Rusia dhe Iraku Verior janë informuar përpara fillimit të operacionit të forcave turke të sigurisë.

Erdogan bëri me dije edhe se këto operacione do të vazhdojnë derisa rajoni të pastrohet tërësisht nga terrorizmi.

Ankaraja: Vendimi i PACE-së, i qëllimshëm dhe pa lidhje me realitetin e drejtësinë | TRT Shqip

Autoritetet më të larta shtetërore turke dhe politikanë me peshë në vend vazhdojnë të reagojnë me forcë kundër vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për të përfshirë Turqinë në një mbikëqyrje politike...



Lajme të ngjashme