Paria shtetërore publikon mesazhe me rastin e 23 prillit

Kanë kaluar 97 vjet që nga dita që sovraniteti u bë i kombit dhe e ardhmja iu la amanet fëmijëve.

Paria shtetërore publikon mesazhe me rastin e 23 prillit

Kanë kaluar 97 vjet që nga dita që sovraniteti u bë i kombit dhe e ardhmja iu la amanet fëmijëve.

Rëndësia dhe vlera e Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve, me mesazhet e publikuara, u theksua edhe një herë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke nënvizuar se Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë është simboli i pavarësisë, tha: “Ne jemi duke luftuar për të eliminuar fuqitë që janë kundër vullnetit kombëtar për ti lënë fëmijëve tanë një të ardhme të qetë se të sigurt”.

Kurse në mesazhin e tij, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) iu drejtua fëmijëve me fjalët: “Ju jeni e sotmja, e ardhmja, shpresa jonë e parë. Ju do ta çoni Turqinë drejt të ardhmes së ndritur. Me sukseset që do të shënoni, ju do të jeni përcaktuesit në arritjen e objektivave të vendit tonë”.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman, tha: “Populli ynë i shenjtë që e ka bërë Anadollin atdheun tonë të përjetshëm, për të mbrojtur pavarësisë kombëtare, është mbledhur edhe një herë nën një çati në 23 prill 1920”.

Duke theksuar se kjo ditë e rëndësishme i është dhuruar fëmijëve, Ismail Kahraman tha: “Fëmijët që janë garantuesit e të ardhmes sonë e bëjnë këtë ditë më kuptimplotë”.

Edhe Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) publikoi një mesazh me rastin e Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve.

“23 prilli i Liderit të Madh, Mustafa Kemal Ataturk, është fillimi i historisë kombëtare të Republikës së Turqisë dhe një pikë e re kthesë. Populli turk i çuar në këmbë ndaj zgjedhës së një bote të tërë, shpreh mrekullinë e treguar në çështjen e realizimit (themelimit) të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë” tha Këllëçdarollu.

Ai e cilësoi 23 prillin si lajmëtarin e jetesës në liri dhe të pavarur të popullit turk, garantuesin e uniteti dhe siguria e të ardhmes së fëmijëve.



Lajme të ngjashme