Yildirim: Lufta kundër organizatave terroriste do të jetë e pamëshirshme

Kryeministri Binali Jëlldërëm në përgjigje të interesit të gazetarëve në Ankara njoftoi vazhdimin pa mëshirë të përpjekjes me të gjitha organizatat terroriste që cenojnë unitetin dhe solidaritetin e vendit.

Yildirim: Lufta kundër organizatave terroriste do të jetë e pamëshirshme

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Ankara në lidhje me aktualitetin.

Në deklaratën që bëri për luftën kundër terrorizmit Kryeministri tha:

“Fatkeqësisht 2 togerë ranë dëshmorë gjatë kontrollit të terrenit në provincën Çurkuca, por kundërpërgjigja e forcave të sigurisë ishte e menjëhershme dhe u veprua siç duhet. Strofkat e terrorit në atë zonë u shkatërruan. Kjo përpjekje do të vazhdojë. Për sa kohë që rreziku do të vazhdojë të ekzistojë, qoftë edhe jashtë kufijve të Turqisë, cilido qoftë burimi i këtij rreziku, Turqia do t’u japë të gjithëve kundërpërgjigjen e merituar. Përpjekja e pamëshirshme me të gjitha organizatat terroriste që cenojnë unitetin dhe solidaritetin e vendit tonë vazhdon”,- u shpreh Jëlldërëm.

Në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve lidhur me operacionin në rajonin Raka të Sirisë, që është edhe një prej pikave më të rëndësishme të diskutimeve në tryezën e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, Kryeministri tha:

“Kjo luftë do të vazhdojë. Për sa kohë që kërcënimi do të jetë prezent, qoftë edhe jashtë kufijve tanë, Turqia do t’u japë të gjithëve kundërpërgjigjen e merituar. E rëndësishme për ne është siguria e vendit. Turqia i ka aftësitë për ta bërë këtë. Janë të qarta kushtet e Turqisë lidhur me natyrën e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në kuadër të luftës kundër DAESH-it. Në datat 16-17 maj Presidenti ynë do të takohet me Trump dhe në bazë të kësaj do të veprohet edhe në vijim. Do të ishte e gabuar shprehja e ndonjë opinioni për momentin duke marrë për bazë hipotezat”.



Lajme të ngjashme